Messi rikthehet në Barcelonë, gati kontrata e re në të cilën ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës

Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë pasi ka fituar Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Argjentinës.

 

Ikona e katalunasve ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi për momentin është lojtari i lirë. Kontrata e Messit me Barcelonën ka skaduar një muaj më parë dhe gjeniu argjentinas ka diskutuar deri më tani për kontratën e re.

Gazeta katalunase, Sport ka raportuar se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re.

Messi ka pranuar edhe ulje page vetëm e vetëm që t’i ndihmojë Barcelonës që po kalon nëpër një krizë të tmerrshme financiare.

Gjithnjë sipas gazetës ‘Sport’, Messi ka pranuar kontratën e re pesë vjeçare nga e cila do të fitojë pagë prej 250 mijë funteve në javë.

Marrëveshja e mëparshme ka qenë dyfish më e lartë, pasi Messi ka fituar 500 mijë funte në javë.

Messi është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, përkundër interesimit të madh nga skuadrat e mëdha si Manchester City, Paris Saint Germain e Inter.

Related posts

12 shqiptar do te paraqiten ne ringun e Winterthurit

A.S.

Moriba mund të transferohet në Angli, dy skuadra të mëdha pas tij

Redaksia

E kryer, Atletico Madrid fiton garën për Rodrigo de Paul

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com