Agjencia Zhurnal.mk.

Messi rikthehet në Barcelonë, por vetëm për disa ditë

Lionel Messi është rikthyer në qytetin e Barcelonës, por vetëm për disa ditë.

Ylli argjentinas u rikthye sot në shtëpinë e tij në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën.

Futbollisti i PSG-së nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sotme ndaj Brest dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.

Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalunasve.

Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër.

Së bashku me të ishte edhe Neymar i cili ka udhëtuar me argjentinasin.

Messi është rritur në qytetin e Barcelonës, ku erdhi si fëmijë, duke shkuar pastaj historinë me këtë klub.

Related posts

Kualifikimi historik i Gjeorgjisë – ata festuan me stil kalimin në Euro 2024

D V

E ardhmja e pasigurt e Dybalas, mes rinovimit të kontratës dhe ofertave nga klubet arabe

D V

PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy