Messi shpërtheu në lot në bankën rezervë, ai pësoi një lëndim të rëndë

nga D V

Argjentina ka arritur ta fitoj sërish Kupën e Amerikës, për herë të 16-të në histori të saj.

Kampioni aktual i botës ka mposhtur në finalen e madhe Kolumbinë me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez tetë minuta para fundit të kohës shtesë.

Megjithatë argjentinasit u frikësuan se mund ta humbasin këtë finale, kur në minutën e 66-të lojtari më i mirë në botë Lionel Messi pësoi një lëndim.

Messi nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen dhe u detyrua të zëvendësohej nga trajneri Lionel Scaloni.

Kamerat e kapën gjeniun argjentinas në bankën rezervë duke qarë jashtëzakonisht shumë.

Gjithsesi fundi ishte i lumtur, pasi Argjentina fitoi trofeun dhe Messi me shok arritën ta mbronin triumfin e tre viteve më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More