Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Messi thotë se ishte me fat që punoi me Guardiolan

Lionel Messi thotë se ishte me fat që punoi nën direktivat e Pep Guardiolas në periudhën 2008-2012. Ai thotë se spanjolli sjell diçka të veçantë si trajner.

Këto komente me gjasë do t’i rrisin spekulimet për të ardhmen e Messit. Ai ka kontratë te Barcelona deri në verën e vitit 2021, ndërsa Manchester City, klub ku është trajner Guardiola, gjendet në mesin e favoritëve për ta transferuar Messin.

Messi me Guardiolan kishte fituar 14 tituj të mëdhenj.

“Pep ka diçka të veçantë. Ai të bën të shohësh gjërat në një mënyrë: si të përgatitesh për ndeshjet, për mbrojtje, si të sulmosh. Ai të thoshte saktësisht se si do të jetë ndeshja, e se si duhet sulmuar për të fituar. Isha me fat që kisha trajner Guardiolan dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Duke i pasur ata më kanë ndihmuar shumë të rritem fizikisht dhe mentalisht dhe po ashtu në aspektin taktik”, ka thënë Messi për televizionin spanjoll “La Sexta”.

Guardiola muajin e kaluar tha se shpreson që Messi të qëndrojë te Barcelona dhe ta përfundojë karrierën te klubi i La Ligas.

Postime të ngjashme

Milani dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Tomorit

Z H

Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar

Z H

Bartomeu ka kaluar natën në paraburgim në Kataluni

Z H

Lëndohet Ibra, mungon në katër ndeshjet shumë të rëndësishme për Milanin

Z H

Crotone shkarkon trajnerin Stroppa

Z H

Top-23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...