Kumanovë, 16 nëntor, zhurnal.mk – Shtabi i krizave nga Kumanova sot iu propozon drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, në përputhje me ingerencat e tyre, të reduktojnë prezencën fizike të kuadrit mësimorë, i cili po zbaton mësim online, transmeton Zhurnal.
Propozohet, mësuesit nga shtëpia të zbatojnë mësimin që të ulen kontaktet fizike mes të punësuarve nëpër shkolla.
Nga shtabi i krizave në mbledhjen e sotme të 53 edhe njëherë apelon deri te qytetarët që të respektojnë masat e sjellura nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive.
“Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim jep propozim deri te personat udhëheqës të të gjithë shkollave fillore dhe të mesme komunale, në përputhje me autorizimet e tyre, të reduktojnë prezencën fizike të kuadrit mësimorë në shkolla, që po realizon mësim online, të njejtën të realizon nga shtëpitë, me qëllim që të ulen kontaktet fizike mes të punësuarve në shkolla. Apelojmë deri te qytetarët ti respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktësisht, distancë sociale prej dy metra, mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe të mos ketë grupime në ambient të hapur dhe në hapsira të mbyllura”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Krizave-Kumanovë.