Kuriozitete

Mësuesja turke u shkon në shtëpi nxënësve që s’kanë internet

Zhurnal Ads

Kur mësuesja Gamze Arslan e kuptoi se nxënësit e saj në provincën Van në lindje të Turqisë nuk kishin qasje në internet për ta ndjekur mësimin online shkaku i pandemisë, ajo filloi që t’i vizitonte në shtëpi.

“E kemi internetin në shkollën tonë, por është vështirë të realizohet mësimi, pasi që shumë familje nuk kanë qasje në shtëpi”, i ka thënë ajo kanalit televiziv turk të lajmeve, “Haberturk”.

“Prandaj, më duhet të shkoj nëpër shtëpitë e nxënësve”, ka treguar Arslan, që punon në qarkun Tusba të provincës Van, ku ndodhen dhjetëra fshatra, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Ajo kthehet një ditë më pas me detyra të reja, si dhe për t’u siguruar se nxënësit i kanë bërë detyrat e shtëpisë, duke respektuar në të njëjtën kohë distancën sociale dhe duke ua rikujtuar se si duhet ta mbajnë higjienën.

Dhe, zyrtarët lokalë i kanë përgëzuar përpjekjet e saj.

“Qarku ynë është i lumtur që ka alternativë të një gjendjeje thuajse të pamundur”, ka thënë drejtori i Arsimit në Tusba, Mehmet Bakir Bedevioglu.

Postime të ngjashme

Elefanti gjigant i vërsulet veturës, shpëton pa ndonjë lëndim shoferi

admin

Del në ankand një vizatim i rrallë me poetët Verlaine dhe Rimbaud

admin

VIDEO/ Donte të merrte arushin, 4-vjeçarja ngec brenda makinerisë së lodrave

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...