Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta: Çdo ndryshim kushtetues të bëhet përmes referendumit

Zhurnal Ads

Presidenti Ilir Meta ka propozuar këtë të premte që ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë, në të ardhmen të bëhen jo më nga Kuvendi, por nga referendumi popullor.

Meta: Asgjë e mirë, e sigurt e qëndrueshme afatgjatë evropiane nuk do ndodhë në Shqipëri pa u miratuar ligji për referendum.

Dhe një ndryshim në Kushtetutë, që Kushtetuta s’mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm. Por çdo ndryshim duhet bërë në referendum.

Nuk besoj se sot pas 22 vitesh kemi më arsye ti besojmë cdo politikani përfshirë dhe presidentin aktual

Në një deklaratë gjatë prezantimit të nismës së shoqërisë civile për referendumet, Meta u shpreh se deputetët refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Meta:Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 deputetet refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe hodhën poshtë integrimin e Shqipërisë dhe jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por edhe më tej.

Prej 32 muajsh mungon Gjykata Kushtetuese dhe në këtë aspekt nuk respektohet Kushtetuta. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim kushtetues. E pamundur të shprehësh me fjalë absurdin e kësaj situate.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tërmeti tragjik/ Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro

S.B.

MASR i përgjigjet PD: Mësuesit janë zëvendësuar, shkolla ‘Emin Duraku’ u dezinfektua 3 herë

admin

I arrestuar për lidhjen me Avdylajt, digjet ‘Porsche’ i biznesmenit në Elbasan

admin

Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje, bashkia Vlorë njofton qytetarët për kushtet e udhëtimit

T E

Tiranë/ Gjendet e mbytur në rezervuar një grua në Surrel, viktima ende e paidentifikuar

admin

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri takim online me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...