Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Meta dhe Berisha, më të tremburit nga Reforma në Drejtësi”/ Rama: PD-LSI dhe “KÇK” 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Kryeministri Rama, gjatë aktivitet “rruga drejt 25 prillit”, “Drejtësia që duam”, ka deklaruar se i duhet një mandat i tretë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh.

Kryeministri Edi Rama ka folur për Drejtësinë. Ai tha se në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë, duke iu referuar këtu sulmeve që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të kësaj reforme.

Rama tha se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Luli, Saliu, Iliri dhe Monika do fitonin mandatin e pestë në këto vite.

“Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe mandati i pestë për Saliun, Lulin dhe PD. Pa harruar se është edhe mandati i 5 për Ilirin dhe Monikën, herë më PS dhe herë me PD, prapë me PS dhe prapë me PD. Gjithnjë me të njëjtin avaz dhe të njëjtin fund. Sa herë fitojnë ata Shqipëria humb. Shqipëria sot është shumë më e mirë se dje,. Por nuk është ajo që ju doni dhe nuk është ende as ajo që unë dua, prandaj ju kërkoj mandatin e tretë, sepse po të ndihesha i kënaqure do të ndalesha këtu”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama është shprehur më tej se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi. Ai tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese. Ai shtoi se ata që kërkojnë ndryshimin duke u dhënë votën atyre duhet ta kuptojnë sa më parë që ky do të ishte një gabim fatal në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan një tjetër.

“Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t’i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingut dhe vetëm pastaj  të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi  është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di. Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet. Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

S.B.

Balla me të rinjtë në Librazhd: Puna sapo ka filluar, ky është vetëm fillimi

S.B.

Floriana Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë Lulzim Bashën

S.B.

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

“Qetësi”/ Rama ndërpret fjalën në respekt të lutjes. Zbulon çfarë i ndodhi në Tiranë pasi vizitoi xhaminë e Et’hem Beut

S.B.

Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...