Agjencia Zhurnal.mk

Meta: Dy prioritetet kryesore, përballimi i pandemisë dhe plotësimi i 15 kushteve për BE

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se dy prioritetet kryesore të vendit, në situatën aktuale, janë marrja e masa për pandeminë e koronavirusit dhe plotësimi i kushteve për negociatat me Bashkimin Europian.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit u shpreh se institucionet duhet të marrin masa të plota që pandemia të mos kthehet në një kërcënim më të madh. “Së pari, për të mos nënvlerësuar marrjen e masave edhe më të plota, edhe më rigoroze e të qarta për përballimin e pandemisë pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh”,- tha kreu i shtetit.

Lidhur me procesin e integrimit, Presidenti tha se marrja e presidencës nga Gjermania është një mundësi e madhe për të ecur para. “Së dyti për t’u angazhuar të gjithë për të plotësuar kushtet për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Mos harrojmë që në 1 korrik, Presidencën e BE e ka marrë Gjermania dhe kjo është një mundësi shumë e rëndësishme për të gjithë ne, që gjatë këtyre 6 muajve të hedhim një hap të rëndësishëm përpara. Ndaj duhet të tregojmë vullnet dhe vendosmëri në përmbushjen e kushteve më bazike dhe çdo tension artificial që shmang vëmendjen ndaj këtyre dy prioriteteve, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze: e para se kushton jetë qytetarëve dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë sa i takon ëndrrës së përbashkët europiane”,- u shpreh kreu i shtetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!