Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta: Grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sjellë në vëmendje ditën e sotme rritjen e kanabisit në vit zgjedhor, duke theksuar se është traditë e njohur që përdoret si mjet shantazhues ndaj qytetarëve.

Sipas tij grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara me në krye partitë.

“Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale. Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, shkruan Meta.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...