Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit nisjen e auditimit të plotë të “Albcontrol”

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi:

– mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;
– respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
– përdorimin e fondeve publike;
– respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
– çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në “Abcontrol” dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

Postime të ngjashme

Edi Rama: Ftesa për Bashën nuk ishte për bashkëqeverisje

N E

Edi Rama: “Nëse nuk arrijmë që të sigurojmë shumicën e nevojshme për të qeverisur të vetëm, largohem nga politika”

N E

Lulzim Basha: Ngjarja e Elbasanit nuk do të ndodhte sikur të funksiononin institucionet

N E

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

R Zh

KQZ: Gjithçka është gati për zgjedhjet e 25 prillit

N E

OSBE reagon për rastin e Elbasanit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...