Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta i uron 100-vjetorin veteranit të LANÇ: Rrallë ke mundësi të takosh një shembull kaq frymëzues. Nuk pata kënaqësi më të madhe se të…

Zhurnal Ads

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar 100-vjetorin e lindjes veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Hamit Balla teksa tregon se ka kaluar momente festive me të afërm e miq të familjes së tij.

Meta shkruan se rrallë ke mundësit të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si veterani 100-vjeçar duke i uruar shëndet në shekullin e dytë të jetës.
Kreu i Shtetit tregon dhe kënaqësinë më të madhe gjatë kësaj vizite në Sukth të Durrësit.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Dje në Sukth, në shtëpinë e veteranit shekullor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hamit Balla, për t’i uruar jubileun e artë, 100-vjetorin e lindjes.
I lumtur të kalonim momente festive në një mjedis të ngrohtë, së bashku me dhjetëra të afërm e miq të familjes Balla, nga Hurdhë Muhuri i Dibrës, të shquar për tradita patriotike.
Rrallë ke mundësi të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si Hamit Balla, ku të jenë jetësuar në mënyrë madhështore atdhedashuria, patriotizmi, fisnikëria, trimëria, mençuria dhe urtësia e dibranit.
Me memorie të kthjellët, si luftëtar i pamposhtur në Luftën e Dytë Botërore, ndamë shumë vlerësime për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri këtë shekull dhe mësimet që duhet të nxjerrin gjeneratat e reja për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.
Nuk pata kënaqësi më të madhe se të këndonim së bashku “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” të rapsodit të madh dibran, Qerim Sula.
E festofsh shekullin e dytë të jetës tënde me shëndet të plotë e mbarësi, Hamit Balla. 💐

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Paralajmëron Presidenti Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar

S.B.

Katastrofa ekologjike në Divjakë, mbetjet e bashkisë ndosin ujërat përreth

T E

Vijon aplikimi për dëmet e tërmetit, grumbullim qytetarësh tek teatri ”Aleksandër Moisiu” në Durrës

S.B.

Pakti detar, Rama: Marrëveshja nuk kalon pa Presidentin, Meta ja fut kot!

admin

Tentuan të transportonin emigrantë, arrestohen 4 persona në Korçë

T E

Hapja e Covid-4, Rama: Në këtë luftë s’do lëmë asgjë mangut

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...