Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta mbështet thirrjen e kreut të KQZ: Sa më shumë parti e kandidatë me integritet të lartë moral, më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike

Presidenti i Republikës Ilir Meta mbështet thirrjen e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi për partitë që të dorëzojnë brenda 8 marsit listat e kandidatëve dhe dokumentacionin e kërkuar.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se më shumë parti, zgjedhje të ndryshme për qytetarët e kandidatë me integritet të lartë moral, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.
Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Postime të ngjashme

Edi Rama nga Durrësi: Kur të bjerë bilbili do shohin tabelën nga 74-78 mandate

N E

Lulzim Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë

N E

Nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë në Shqipëri

N E

Monika Kryemadhi për ftesën e Ramës drejtuar Bashës: Unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë

N E

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...