Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta me kreun e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan: Kërkova rritje të investimeve amerikane

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një video-konferencë me kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Micheal Granoff.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se i ka shprehur mirënjohjen për zbatimin në Shqipëri të programeve zhvillimore në ndihmë të shkollimit, lidershipit, bizneseve, kulturës dhe turizmit.

‘Ishte kënaqësi të zhvilloja një video-konferencë me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Michael Granoff, dhe t’i shprehja mirënjohjen time për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për zbatimin në Shqipëri të programeve zhvillimore në ndihmë të shkollimit, lidershipit, bizneseve, kulturës dhe turizmit, si dhe ta përgëzoja për projektet e reja ambicioze në këto fusha shumë të rëndësishme’, shkruan Meta.

Presidenti shton se i ka kërkuar Granoff që fondacioni  të orientohet edhe drejt rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri.

‘E vlerësova impenjimin e tij dhe të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në përshtatjen e programeve të reja për shkollimin e fëmijëve dhe të rinjve në situatën e Pandemisë dhe kërkova që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve të orientohet edhe drejt rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri, si një tregues dhe përfaqësues i rëndësishëm i marrëdhënieve të veçanta mes Shqipërisë e SHBA-ve dhe popullit shqiptar e popullit amerikan’, përfundon kreu i shtetit, Ilir Meta.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

S.B.

“Cënim skandaloz, krijon terren për …”, Presidenca letër SPAK: Të hetohet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga PS

S.B.

Rama thirrje emigrantëve: Kush investon në agro-turizëm, i japim grant 5 mijë euro

S.B.

Rinis procesi i vaksinimit në Lezhë

S.B.

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...