Agjencia Zhurnal.mk

Meta me të rinjtë: Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social

Tiranë, 10 janar – Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësinë e grupimit “UnionS” të nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”,që kanë dhënë një kontribut të spikatur në shërbim të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti.

“Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social dhe pozitiv, që bazohet tek kontributi vullnetar i secilit prej nesh, për një shoqëri më njerëzore, më të përgjegjshme dhe më europiane, por edhe më të fortë dhe të pathyeshme përballë sfidave të globalizimit”, thotë Meta.

Postimi i Metës

Energjia dhe vizioni i të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë në Shqipëri janë përherë frymëzuese. I tillë ishte edhe takimi që zhvillova sot me përfaqësinë e grupimit “UnionS” të nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”, me një kontribut të spikatur në shërbim të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti.

I falenderova për shembullin e duhur, jo vetëm për zhvillimin dhe konsolidimin e humanizmit dhe solidaritetit, por edhe për ndihmën e çmuar të dhënë ndaj komuniteteve në nevojë.

Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social dhe pozitiv, që bazohet tek kontributi vullnetar i secilit prej nesh, për një shoqëri më njerëzore, më të përgjegjshme dhe më europiane, por edhe më të fortë dhe të pathyeshme përballë sfidave të globalizimit.

Aktivizimi vullnetar është një vlerë e shtuar, fuqizimi i të cilit na bën të gjithëve qytetarë më të mirë dhe shoqërinë tonë më të dashur, më njerëzore dhe më optimiste.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...