Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta: Mirënjohje Turqisë për ndërtimin e spitalit të Fierit

Presidenti Ilir Meta priti në zyrë këtë të enjte kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop.

Diskutimi i tyre u ndal tek ndihma e Turqisë për Shqipërinë në ditët e tërmetit dhe pandemisë, mëson “Vizion Plus”. Kreu i shtetit falenderoi Turqinë për ndërtimin e spitalit të Fierit.

“Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Mustafa  Sentop. Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri. Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit. ”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

Postime të ngjashme

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

Vendi në “pushtetin” e zjarreve, Peleshi: Aktualisht 8 vatra aktive, situata më kritike në Karaburun e Përmet

D V

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...