Shqipëri

Meta nis konsultat për datën e zgjedhjeve

Zhurnal Ads

Teksa partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenti Ilir Meta do të nisë të premten konsultimet për datën e mbajtjes së tyre.

Përmes një letre drejtuar sekretarëve të përgjithshëm të dy selive, asaj të PS-së e të PD-së, kreu i shtetit ka ftuar në takime të veçanta kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Takimin e parë presidenti Meta do ta mbajë në orën 11:00 me kreun e qeverisë, ndërsa një orë më pas, në 12:00, do të presë edhe kryedemokratin Basha.

Burime të “Tv Klanit” pranë Partisë Socialiste konfirmojnë se mazhoranca do të marrë pjesë në takim, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë niveli i përfaqësimit, nëse në zyrën e kreut të shtetit do të ngjitet kryeministri Rama ose kreu i grupit kuvendor të socialistëve, Taulant Balla.

Sakaq edhe demokratët kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Burimet nga selia blu konfirmojnë se Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Meta për të qenë i pranishëm në takimin e orës 12:00 të së premtes.

Me ndryshimet e reja në kodin elektoral mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të ketë dy periudha zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj dhe nga 15 shtatori në 15 tetor.

Por për shkak se zgjatja përtej mandatit është antikushtetuese, data e mbajtjes së zgjedhjeve do të jetë ajo mes 15 prillit deri në 15 maj.

Më herët presidenti Meta i revoltuar nga qëndrimi i palëve në tryezën e këshillit politik është shprehur se nuk do t’i thërrasë për konsulta Ramën e Bashën.

Madje gjatë konferencave të tij të përjavshme kreu i shtetit ka deklaruar se është gati të dekretojë si datë zgjedhjesh të dielën e parë brenda kësaj periudhe, që përkon me datën 18 prill.

Postime të ngjashme

Cakaj takon kreun e Medvegjës, flasin për gjendjen e rëndë të shqiptarëve atje

T E

DW: Shqipëria në izolim. Rrugë të boshatisura, lokale e restorante të mbyllura

S.B.

Arrestohet në Tiranë i riu i shpallur në kërkim, kapet me pistoletë gati për të shtënë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...