19 C
Skopje
29/10/2020
Shqipëri

Meta nxjerr fjalimin pas zgjedhjes si President, ultimatum Ramës: Respekto “5 Qershorin”, përndryshe më 25 prill do të kesh 3 milionë shqiptarë “të shkalluar”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar mëngjesin e sotëm një pjesë nga fjalimi i tij, i bërë në seancën e 28 prillit 2017, menjëherë pas votimit nga Parlamenti si President teksa iu kujton socialistëve se ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Duke e cilësuar kryeministrin “kryepinoku rilindas’, duke kujtuar deklaratat e Ramës, Meta thotë se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Presidenti paralajmëron kryeministrin se nëse nuk respekton 5 qershorin, më 25 prill do ketë jo vetëm një President ‘të shkalluar’ por dhe 3 miliona shqiptarë ‘të shkalluar’.

MESAZHI I METËS
Meqenëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.
Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.
Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

Related posts

“Wagner” arma sekrete e investimeve ilegale të Kremlinit për krijimin e kaosit në Shqipëri e vendet e Ballkanit.

admin

Shqiptarët në prag të epokës Trump| Intervistë me Enri Çeno, sipërmarrës për investime strategjike

admin

Shqipëri/ Realizohet për herë të parë implanti koklear falas për fëmijët që nuk dëgjojnë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...