Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta përkujton qëndresen antifashiste të Vojo Kushit: Kërceu si ‘tarzan’ mbi armikun

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën duke përkujtuar qëndresën antifashiste të Vojo Kushit dhe shokëve të tij që ranë në qendresën e78 viteve më parë.

Në mirënjohjen e tij Meta e quan frymëzuese qëndresën e “Tarzanit” me fashistët, sepse të luftosh për atdheun kur nuk të kanë ngelur më as plumba, është akt heroik.

Ky status vjen pas disa deklaratave ku kreu i shtetit e ka krahasuar vetën e tij me Avni Rustemin, Mic Sokolin apo Vojo Kushin që “do mbrojë Shqipërinë përballë interesave të Sorosit”.

Stausi i tij i plotë

“78 vite më parë Tirana mbajti frymën për orë të tëra. Kodra e Kuqe, për 6 orë u ndez tym e flakë. Qindra fashiste kishin rrethuar një nga lagjet më antifashiste të kryeqytetit për të arrestuar “Tarzanin” dhe shokët e tij, Sadik Stavalecin, Xhorxhi Martinin dhe Muharrem Llanajn, në shtëpinë e patriotes tiranase Ije Farka.

Armiku i kishte bërë gabim llogaritë. Qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të Tij ishte jashtë çdo parashikimi nga pushtuesit. Ndërsa Vojo Kushi humbi në këtë betejë shokët dhe mbeti i vetëm e pa municione, përmblodhi të gjitha fuqitë dhe kërceu si Tarzan i vërtetë mbi autoblindën e armikut duke e tmerruar pushtuesin dhe mbetur përjetë frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri.

Gjithmonë para se të niste shokët në aksion, Vojo Kushi u thoshte: “Nuk ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut.”

Kush më bukur dhe burrërisht e bëri këtë se Vojo Kushi? Një mirënjohje e thellë sot i shkon Piktorit tonë të madh, Sali Shijaku, i cili 78 vite më parë, si një fëmijë 9-vjeçar i Kodrës së Kuqe, e përjetoi këtë betejë me ankth, dhimbje dhe shumë emocion.

Kjo ngjarje e gdhendur fort në kujtesën e Tij, falë talentit dhe dashurisë për këtë Hero të Popullit, u fiksua në kryeveprën monumentale të Tij, që paraqet ngadhnjimin e Heroit mbi armikun. Lavdi Heronjve të Atdheut!”, shkruan Meta.

Më herët në daljet publike, kreu i shtetit e ka krahasuar vetën e tij me Avni Rustemin, Mic Sokolin apo Vojo Kushin që “do mbrojë Shqipërinë përballë interesave të Sorosit”.

Postime të ngjashme

Kushtetuesja shqyrton padinë e PR për Komitetin Teknik

S.B.

Meta kujton tubimin e 1 viti më parë: Misionin tonë të nisur më 2 mars për rivendosjen e sovranitetit të plotë të shqiptarëve, do ta çojmë deri në fund, më 25 prill

S.B.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së tij 6.2 mld euro (Video)

S.B.

Shpresa tek vaksinat: Rëndim i situatës së pandemisë në Shqipëri

S.B.

Rama nxjerr videon: Ja si do të jetë godina e re e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

S.B.

“Shqipëria, shtëpia që fiton”/ Nga ekonomia tek integrimi, zbardhet pakti i koalicionit që firmosi Basha dhe Kryemadhi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...