Shqipëri

Meta përshëndet zyrtarizimin e draftit të Opozitës: Çdo akt i njëanshëm atentat ndaj Kushtetutës

Zhurnal Ads

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik.

Ai ka theksuar se drafti i opozitës respekton dhe nuk e cenon marrëveshjen e 5 Qershorit, ndryshe nga Rilindja.

Meta gjithashtu ka përmendur se çdo akt që përmbys Marrëveshjen e 5 qershorit është atentat ndaj Kushtetutës dhe së ardhmes europiane të vendit.

Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje. Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja. Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit. Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.

Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.  Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit”, ka shkruar Meta.

Postime të ngjashme

Arrestohet drejtuesi i LVV-së në Shqipëri

admin

Dita e dhjetë e grevës, rëndohet shëndeti i naftëtarëve të Ballshit, njëri dërgohet në spital

admin

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi dhe hapja e spitalit Covid3, Manastirliu del me thirrjen e fortë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...