Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta sfidon Ramën: Trego kush është personazhi i OFL që takova, erdhe në PS si emigrant

Pas deklaratave të forta të ditëve të fundit, Presidenti Meta i është drejtuar Asamblesë së Partisë Socialiste duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejt kryeministrin Rama.

Meta i referohet Ramës në lidhje me deklaratën e kreut të qeverisë, sipas të cilit Presidenti takohej me personazhe kriminale, objekt i OFL-së.

Mesazhi i Metës:

Të dashur shoqe dhe shokë socialistë,

Po ju drejtohem si një prej ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të parë të Partisë Socialiste, që ndihet krenar për kontributin e dhënë, jo vetëm për modernizimin e kësaj force politike, anëtarësimin e saj në Internacionalen Socialiste, por edhe për arritjet e sukseset saj në vite, veçanërisht për miratimin me Referendum të Kushtetutës në vitin 1998.

Unë hyra në Partinë Socialiste, atëhere kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Është ky individ, të cilin PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë.

Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi.

Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së.

I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen.

Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste.

Çdo ditë do e ftoj në debat televiziv, në çdo studio që do zgjedhë ai, dhe me çdo gazetar që preferon ai

Në pritje të reflektimit!

Të dashur shoqe dhe shokë socialistë,
Ju uroj suksese në punimet e sotme të Asamblesë së PS.

I juaji si gjithmonë,
Me korrektesë dhe mbajtje fjale

ILIR META

Postime të ngjashme

Pse e skualifikuan? Mjeku Kosova: Tritani më mban inat për tenderin “që nuk mbylla sytë”. Ruli për vjedhjen e njeriut të tij

T E

Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

T E

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Durim! Nesër të shpjegoj fabrikën e parave

S.B.

Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

S.B.

Reforma në Drejtësi/ Presidenca paralajmëron Ramën: Mos e provoko popullin e 2 marsit!

S.B.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re”, Meta mesazh në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...