Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta: Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave, institucionet mos të mbyllin sytë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas raportit të publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, e cila thekson se paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim.

Meta thekson se fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe atë të turizmit.

Kreu i Shtetit shkruan me tej se: “Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet”.

Sipas Metës, Shqipëria nuk meriton të jetë ‘lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare’, duke i bërë thirrje SPAK, prokurorisë dhe të gjitha institucioneve ligj zbatuese që të mos mbyllin sytë përballë veprimtarive antiligjore.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që “nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme”.

Raporti sqaron se “çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 – 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021”.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...