Meta takim në Kombinat: Dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës, më të mëdha se tërmeti i 2019

nga Redaksia

Tiranë, 7 prill – Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta,  ka njoftuar se ditën e djeshme ka mbajtur një takim në Kombinat.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se në Kombinat dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë.

Ai shtoi se është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejohet më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More