Agjencia Zhurnal.mk

Meta thërret në betim 3 anëtarët e Kushtetueses, Arta Vorpsit i mbetet vetëm ‘noterja’

Tiranë, 14 nëntor – Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë me dije se këtë të enjte do të presë në ambientet e Presidencës tre anëtarët e zgjedhur për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese.

Meta në njoftim shprehet se do të thërrasë për betim duke filluar nga ora 19:00 Elsa Toskën (e zgjedhur nga parlamenti), Marsida Xhaferllarin (zgjedhur nga Presidenti) si dhe Fiona Papajorgjin (zgjedhur nga kuvendi).

Ndërkohë që emri i Arta Vorpsit nuk përmendet fare në njoftimin e Metës, pavarësisht se gjyqtarja këtë të enjte noterizoi betimin e saj në një noteri të Tiranës dhe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të nisur punën.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

  • Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.
  • Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.
  • Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...