Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta viziton bibliotekën e Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit: Dhiata e Vjetër e përkthyer nga Kristoforidhi, pararendësja e Alfabetit shqip

Presidenti Ilir Meta gjatë zhvilloi një vizitë të veçantë në Manastirin të Shën Gjon Pagëzorit në Mbigur, ku në bibliotekën e tij ka parë nga afër dhe në versionin origjinal “Dhiatën e Vjetër”, një vepër kjo e përkthyer nga mjeshtri i gjuhës shqipe, Konstandin Kristoforidhi.

“Shumë i lumtur, që në bibliotekën e jashtëzakonshme të Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit në Mbigur, të shihja për herë të parë në origjinal, Dhiatën e Re, të përkthyer në shqip me gërma latine, në vitin 1872, nga Konstandin Kristoforidhi, një nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare.

Ky libër, pavarësisht përmbajtjes fetare, ka një domethënie të madhe historike për ne shqiptarët, sepse është një pararendës i gjuhës letrare shqipe, që do të shkruhej me Alfabetin e njehsuar, të miratuar dekada më vonë në Kongresin e Manastirit.

E falënderova përzemërsisht vëllazërinë e murgjëve të këtij manastiri, që kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore në rajon, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

Mirënjohje për At Dositej, i cili më shoqëroi në këtë vizitë dhe në veçanti për faktin se e fliste shumë mirë gjuhën shqipe”, shprehet në mesazhin e tij të përcjellë në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta, ndërsa publikon dhe foto nga momentet e vizitës së tij në në bibliotekën e jashtëzakonshme të Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit në Mbigur.

Shumë i lumtur, që në bibliotekën e jashtëzakonshme të Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit në Mbigur, të shihja për herë…

Posted by Ilir Meta on Monday, November 23, 2020

Postime të ngjashme

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...