Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meta viziton familjen e Heroit të Popullit: Dha jetën për Çlirimin e Tiranës

Në një shënim përmes rrjeteve sociale, presidenti Ilir Meta shpreh nderimin dhe mrënjohjen e tij për njërin prej komandantëve të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjësoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.

Mesazhi i Presidentit
Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e Tiranës.

Nderim dhe mirënjohje përjetë njërit prej komandantëve më trima të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjësoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.

Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.

Nderim të gjitha nënave shqiptare, të cilat ringjallën Dëshmorët e Atdheut, duke u vënë emrat e tyre fëmijëve që lindën, për t’u bërë trima e patriotë, përherë të gatshëm për të sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Shqipërisë, nga çdo armik që kërcënon Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e saj.

Postime të ngjashme

850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin tonë

Dafina Vidishiqi

SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm 7 raste të reja

Dafina Vidishiqi

Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Rama takon Sarkozyn në Paris: Privilegj të këshillohem me të për sfidat e Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Meta dhe Rama e përshëndetën vendimin e Holandës për hapje të negociatavе të Shqipërisë me BE-në

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...