Agjencia Zhurnal.mk

Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” Petrit Radovickën, një nga kolosët e sistemit energjetik shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, shkencëtarin, projektuesin, drejtuesin dhe zbatuesin e veprave hidroenergjetike Profesor Petrit Radovicka (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Kreu i Shtetit i akordoi titullin e lartë shkencëtarit Radovicka, me motivacionin: “Për kontributin e tij si shkencëtar, projektues, drejtues e zbatues i veprave më të rëndësishme të hidroenergjetikës së vendit,; personalitet me merita të jashtëzakonshme në themelimin dhe drjejtimin e institucioneve më të larta të dijes dhe shkencës; simbol dhe përfaqësues i disa brezave të intelektualëve shqiptarë; që ndërtuan vepra të mëdha; hartues i skemës së sistemit unik energjetik të Shqipërisë dhe ideator e realizues i skemës së shfrytëzimit optimal të burimeve ujore të Shqipërisë, si dhe përfaqësues i denjë i shtetit shqiptar në organizata dhe institucione shkencore ndërkombëtare”.

Kreu i shtetit profesor Petrit Radovicka përcaktoi raportet më të frytshme të përdorimit të burimeve hidro dhe termoenergjetike, raporte që janë edhe sot të pandryshuara, me gjithë hyrjen e burimeve alternative në përdorim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...