Agjencia Zhurnal.mk

Metelko Zgombiq: E presim korrnizën negociuese të KE-së për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 22 prill – Kryesimi kroat është në pritje të korrnizës negociuese që do ta ofrojë Komisioni Evropian për negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, pas së cilës çështja do të mund të vihet në rend dite të ministrave dhe të vendoset për hapjen e kapitullit të parë.

Në video konferencë me gazetarët pas takimit të ministrave për Çështje Evropiane të BE-së, sekretarja shtetërore kroate për BE, Andreja Metelko Zgombiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve porositi se tashmë është “punë e madhe që është sjellur vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, muajin e kaluar.

“Sipas këtij vendimi, tani radhën e ka Komisioni Evropian të përgatisë korrnizë negociuese, dhe jam e bindur se me kujdes punojnë në atë, njëherë kur të jetë gati kjo korrnizë, ministrat me kënaqësi do të bisedojnë për atë, dhe atëherë do ta dimë se cilat janë hapat e ardhshëm” , deklaroi Metelko-Zgombiq.
Korrnizën negociuese që e përgatit Komisioni Evropian janë temat kryesore dhe parimet mbi të cilat do të themelohet procesi negociues, ky dokument duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Vendi kandidat duhet të përgatisë korrnizë të saj negociuese. Sekretarja shtetërore kroate nuk ishte në mundësi të tregojë se kur mund të pritet çështja të vjen në rend dite, për shkak të asaj që kriza me koronavirusin tërësisht e ndërroi agjendën e institucioneve të BE-së. Por nga Komisioni Evropian konfirmuan se edhe krahas kësaj ato punojnë në përgatitjen e korrnizës për negociata. Metelko Zgombiq ka informuar se dje është mbajtur edhe bisedë mes kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishell, në të cilën është biseduar për organizimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu i anuluar për shkak të krizës.

“Është herët të tregohet se kur do të mund të organizohet samiti, por i bëjmë të gjitha përpjekjet tona që të sigurojmë takim në nivel më të lartë gjatë kryesimit tonë”, deklaroi Metelko Zgombiq, përkatësisht para 1 korrikut kur përfundon kryesimi kroat me Unionin.

Eurokomisari për çështje interinstitucionale, Marosh Shevçoviç, nga ana e tij shtoi se e rëndësishme është vendet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor ta dinë se Bashkimi Evropian tërësisht është fokusuar në përfshirjen e rajonit në të gjitha nismat e lidhura me ballafaqimin me koronavirusin.

“Dua t’i bind miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor se kur i zhvillojmë politikat tona për rimëkëmbje të ekonomisë, do t’i kemi në mendje dhe do të mundohemi t’i përfshijmë sa më shumë që është e mundur”, deklaroi eurokomisari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...