Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Metin Batak emërohet Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedoni

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – TAV Maqedoni, degë e TAV Aeroporte, e ka emëruar Metin Batakun si Drejtor të Përgjithshëm, në fuqi nga 1 tetori 2020. Alper Ersoj do të largohet nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm dhe do të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i TAV Gjeorgji , kompani që administron me aeroportet Tbilisi dhe Batumi.

“Gjatë mandatit tim në TAV Maqedoni, kemi arritur ta trefishojmë numrin e udhëtarëve në dy aeroportet e Maqedonisë. Së bashku me ekipin tonë të shkëlqyer të të punësuarve dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë aktorët në trafikun ajror, ne vazhduam t’i vendosim aeroportet e Maqedonisë si një qendër kryesore në Ballkan, duke siguruar përvojë të shkëlqyer të udhëtimit. Megjithëse do të më marrë malli për kohën e kaluar në Maqedoni, jam i sigurt që aeroportet në Shkup dhe Ohër do të vazhdojnë të zhvilluar, duke kontribuuar shumë në zhvillimin e vendit”, deklaroi Ersoj.

Metin Batak, Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, e falënderoi Ersojin për kontributin e tij në zhvillimin e aeroporteve të Maqedonisë.

“Ne të dy punojmë në tregun e Maqedonisë në 10 vitet e fundit, së bashku me gjithë ekipin menaxhues të TAV Maqedoni, aftësitë plotësuese të së cilit u kombinuan së bashku për të arritur rritje të shpejtë dhe zhvillim të aeroporteve të Maqedonisë. Ne do të vazhdojmë ta udhëheqim ekipin e TAV Maqedoni në rrugën që kemi vendosur, duke punuar shumë dhe me zell për zhvillimin e mëtejshëm të të dyja aeroporteve në Shkup dhe Ohër, ndërsa njëkohësisht duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë”, deklaroi Batak.

Përveç Batakut si Drejtor i Përgjithshëm, ekipi menaxhues i TAV Maqedoni, për sa i përket operacioneve në aeroport, drejtohet nga Nexhat Kurt, Zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Operacione në TAV Maqedoni.

Nën udhëheqjen e TAV, Aeroporti i Shkupit pesë herë me radhë e ka marrë Çmimin për Cilësinë e Shërbimeve të Aeroportit (ASQ) nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). Çmimin e fundit ASQ Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e mori në mars 2020, në kategorinë e aeroporteve me dy deri në pesë milion pasagjerë në vit. Më parë, çmimet ASQ janë marrë në vitin 2012, 2013, 2015 dhe 2018, në kategorinë e aeroporteve me më pak se dy milionë pasagjerë në vit.

Pas përfundimit të vitit 2019 me 2.7 milionë pasagjerë në dy aeroportet e Maqedonisë – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostul Pali në Ohër, me rritje prej 14 për qind në vit, TAV Maqedoni regjistroi rritje prej 15 për qind të numrit të pasagjerëve në dy muajt e parë të vitit 2020, deri në fillimin e krizës së shkaktuar nga KOVID-19 në mars 2020 kur dy aeroportet me vendim nga Qeveria u mbyllën për një periudhë prej 3.5 muajsh. Pas rihapjes në korrik 2020, trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Ohrit dhe Shkupit po rimëkëmbet ngadalë. Për periudhën janar – gusht, trafiku i udhëtarëve u ul në 68 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...