Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Metnar: E mbështesim integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Republika Çeke e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk i ndaj idet[ për pozicionin historik të Bullgarisë. Unë uroj hyrje sa më shpejt të jetë e mundur të Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes i Republikës Çeke, Lubomir Metnar në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me nikoqirin e tij, Ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

“Republika Çeke e mbështet hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, ne do të dëshironim që ky proces të zhvillohej me një ritëm më të shpejtë. Duke i pasur parasysh pasojat historike, unë ofrova ndihmë në komunikim dhe nëse ka interes ne mund ta ndihmonim Maqedoninë e Veriut me përvojat tona. Sa i përket aspekteve historike, Republika Çeke gjithashtu kishte probleme me këtë. Ne e mbështesim Maqedoninë e Veriut, nuk i ndaj idetë për pozicionin historik të Bullgarisë. Uroj hyrje sa më shpejt të jetë e mundur të Maqedonisë së Veriut në BE. Sepse anëtarësimi në strukturat euro-atlantike do të ofrojë siguri më të gjerë për të gjithë rajonin, tha Metnar kur u pyet rreth ndarjes së mundshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Ministrja e Mbrojtjes Shekerinska theksoi se mungesa e një qeverie politike me kapacitet të plotë në Bullgari është një faktor që do të ndikojë në proces, por tha se nuk duhet të ndikojë në angazhimin tonë për ta arritur qëllimin.

“As Evropa, as rajoni, as ne nuk mund të presim që të kalojnë të gjitha zgjedhjet. Ne duhet ta bëjmë punën tonë. Vizita e Kryeministrit dhe ekipit qeveritar, të gjitha takimet që jemi duke i realizuar është të tregojmë edhe një herë dhe të theksojmë se ajo që duhej të ishte bërë nga ne është bërë, se ne kemi treguar një kapacitet të madh për të diskutuar me fqinjët tanë dhe për të gjetur zgjidhje që janë të dëshiruara nga të dy anët dhe janë të mundshme. Askush nuk mund të dyshojë në qëllimin tonë për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ne do t’i përsërisim ato argumente çdo ditë dhe me çdo rast. Shpresojmë që Bullgaria të jetë gati sa më shpejtë për të gjetur një zgjidhje dhe për të ecur përpara,” tha Shekerinska.

Ky rajon nëse i pret të përfundojnë të gjitha zgjedhjet, do të jetë gjithmonë në status quo që kemi parë se sa ka kushtuar në 15 vitet e mëparshme.

“Ne kemi aftësinë politike për të vënë në dyshim atë status quo dhe kemi treguar se jemi të gatshëm për hapa që na kanë sjellë në anëtarësimin në NATO. Kjo është arsyeja pse ne i ndajmë argumentet tona me aleatët tanë të NATO-s sepse ne besojmë se ato duhet të dëgjohen, tha Ministrja e Mbrojtjes Shekerinska dhe e falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e saj në takimet në BE.

Republika Çeke dhe Sllovakia, në fund të vitit të kaluar i bllokuan konkluzionet e Këshillit të BE-së mbi zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, për shkak të mosmarrëveshjeve me tekstin në draftin që i referohej Maqedonisë së Veriut duke iu referuar një “keqinterpretimi të historisë” dhe formës së gjatë të emrit të vendit, që ishte kërkuar nga Bullgaria.

“Ne nuk do të lejojmë që BE të jetë gjykatësi ynë i historisë së përbashkët,” thanë atëherë Sllovakia dhe Republika Çeke në një deklaratë të përbashkët. Të dy vendet menduan se teksti përmbante elemente, si dhe një perceptim të falsifikimit të historisë, që do të ishte i dëmshëm për procesin e zgjerimit dhe potencialisht mund të sjellë komplikime të mëtejshme gjatë rrugës.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...