Ky është momenti kur dy vëllezërve u vijnë “në mendje” disa ide gjeniale të nxjerrjes së dhëmbit – duke përdorur topin e futbollit dhe shkopin e bejsbollit.
Nico Grennier, 7-vjeç, mbeti pa dhëmbin që e kishte lidhur me fije peri me topin e futbollit amerikan, të cilin e hodhi në ajër vëllai i tij më i madh Nolan, 9-vjeç, transmeton Telegrafi.
E metoda tjetër është aplikuar me shkopin e bejsbollit dhe topin, që gjithashtu kishte fijen e perit të lidhur dhe në momentin e goditjes nxirret dhëmbi.
Pamjet e tyre janë bërë virale në internet dhe deri më tani kanë marrë mijëra pëlqime, dhe është shpërndarë nga qindra persona.