Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Metodologjia e re për pastrim të gjyqësorit, realitet apo vetëm përralla!?

Zhurnal Ads

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Nga 1 janari edhe zyrtarisht ka filluar metodologjia e re për spastrimin e gjyqësisë. Metodologjinë e re e prezantuan ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, kryeprokurori Ljubomir Joveski si dhe kryetari i këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev.

Ata u betuan se në asnjë mënyrë nuk do të bëjnë presion dhe nuk do të ndikojnë mbi gjyqësinë dhe prokurorinë, ndërsa vazhdimisht do ta ndjekin procesin e reformave, transparencës dhe sistemit gjyqësor.

Vlerësimi i kualitetit të udhëheqjes së procedurave gjyqësore, sipas Kiro Zdravev do të bëhet përmes mbikqyrjes në dhjetë lëndë të gjykatësit të caktuar. Këto lëndë do t’i mbikqyrin komisione të përbëra nga pesë anëtarë të gjykatësve nga të gjitha gjykatat e apelit, respektivisht nga gjykata më e lartë dhe i formon Këshilli sipas përzgjedhjes së rastësishme.

Gjatë dy viteve të kaluara ka patur disa shkëndi të ringjalljes së gjyqësisë së mirëfilltë, duke patur parasysh se janë shkarkuar tetë gjykatës, ndërsa procedurë është ngritur edhe ndaj 83 gjykatësve të tjerë.

Në Prokurori gjatë vitit 2020 ishin ngritur procedura disiplinore kundër pesë prokurorëve publik, ndërsa një prokuror kishte dhënë dorëheqje.

Analistët nuk besojnë fare se metodologjia e re do të sjellë rezultate të frytshme sa i përket drejtësisë.

Ata shprehen se Qeveria e tanishme, ashtu sikur edhe Qeveritë e kaluara, nuk do të mund të heqë dorë nga proceset gjyqësore në interes të tyre.

Sipas tyre, ato gjykatës aty janë vendosur me qëllim për t’u mbrojtur nga procese të ndryshme gjyqësore sepse siç thonë, asnjëri në pushtet nuk është i pastër dhe të gjithë janë të kriminalizuar.

Profesori universitar Jove Kekenovski në një prononcim për Zhurnal shprehet se qeveritarët nuk kanë vullnet për të pastruar gjyqësorin përshkak se të gjithë janë të kriminalizuar dhe kërkojnë mbrojtje nga po ato gjykatës.

Dritë në fund të tunelit Kekenovski sheh vetëm atëherë kur në pushtet të vijnë politikanë pa asnjë njollë të zezë.

“Absolutisht jo. Asnjë Qeveri deri sot për fat të keq nuk tregoi vullnet për të pastruar gjyqësinë. Pse nuk kanë vullnet të pastrojnë gjyqësinë? Sepse të gjithë kur të vijnë në pushtet kriminalizohen apo tanimë janë të kriminalizuar, kanë procedura të caktuara të hapura dhe ato kërkojnë mbrojtje. Asnjëherë nuk do t’i japin gjykatësit e tyre, aq më pak t’i shkarkojnë. Derisa nuk vijnë politikanë të ndershëm pa asnjë njollë të zezë në biografinë e tyre ne nuk mund të kemi spastrim të gjyqësisë. Gjithçka do të jetë shpërlarje e syve për opinionin”, shprehet Kekenovski.

Nga ana tjetër edhe analisti politik Agim Jonuz në prononcim për Zhurnal është deklaruar se do të ishte absurde të besohet në këto betime të pushtetarëve.

Sipas tij, Maqedonisë së Veriut i duhet kohë për të realizuar reforma në gjyqësi përshkak se për momentin shteti ka edhe shumë probleme të tjera.

Madje siç shprehet Jonuz, për pastrim të gjyqësorit duhet kohë edhe për atë sepse duhet të largohen të gjithë duke filluar nga kreu më i lartë e deri tek rojtari i derës së hyrjes, sepse siç thotë, të gjithë janë ushtarë partiak.

“Është absurde të besohet se Qeveria nuk do të përzihet në gjyqësinë dhe në metodologjinë e re për pastrim të gjyqësorit. Nëse meret parasysh se gjithçka që ekziston në gjyqësi nga kreu më i lartë deri tek rojtari i hyrjes janë ushtarë partiak, do të duhet kohë të cilën Maqedonia e nuk e ka për të pritur reformat. E gjithë kjo është marketing qeveritar dhe partiak për blerje të pikëve politike dhe dëshmi se kinse punojnë diçka për të mirën e shtetit. Qëndrimi i Qeverisë për metodologjinë e re se nuk do të përzihet në reformat e gjyqësisë është thjeshtë qesharake. Reformat në gjyqësi duhet të bëhen gradualisht por në situatë ku shteti do të jetë më e relaksuar nga problemet tjera që të mundet realisht të përkushtohet në zgjidhjen e problemeve në gjyqësi”, është shprehur Jonuz për Zhurnal.

Ndërkohë ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, sot edhe një herë paralajmëroi se nuk do të dorëzohen nga ekstradimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ekspertët për këtë sado pak kanë shpresa se mund të ndodhë, duke patur parasysh edhe faktin se miku i tij Orban nuk do të mund të jetë në krye të Hungarisë përjetësisht.

Profesori Jove Kekenovski frikësohet se më parë do t’i vjetërsohen veprat e tjera penale, andaj siç thotë, duhet të kihet kujdes për këtë e ndërkohë le të ecë procedura administrative për ekstradim.

“Unë kam frikë për mënyrën se si ai iku. Mendoj se ishte një ikje e dakorduar. Frikësohem më tepër se do të vjetërsohen edhe veprat e tjera penale. Si mundet një ministër të mos e dijë si ka ikur Gruevski, duke patur parasysh se çfarë sigurimi kishte. Këto janë përralla për fëmijë të vegjël. Le të ecë procedura për ekstradim por duhet të kihet kujdes që të mos vjetërsohen dhe lëndët e tjera”, është shprehur Kekenovski.

Ndërkohë edhe analisti politik Agim Jonuz shprehet se ka gjasa që Gruevski të kthehet në mënyrë administrative, sepse siç shton, as Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes të meret përjetësisht vetëm me Gruevskin.

“Nuk besoj aspak se Gruevski do të kthehet vullnetarisht. Mendoj se më shpejtë do të ndodhë ta kthejnë në mënyrë administrative se sa vet të kthehet, për arsye se nuk mundet as Orbani përjetësisht të jetë lojtari kryesor në Hungari që ta mbrojë, e as Bashkimi Evropian të lejojë që një person si profili i Gruevskit të jetë përjetësisht temë e diskutimit në korniza ndërkombëtare”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Agim Jonuz.

Ndryshe, më së voni në pranverë sivjet, duhet të fillojë monitoringu i BE-së të rasteve gjyqësore me profil të lartë, rreth 50 raste të ndryshme në vit, ku do të marin pjesë persona ekspertë nga vendet e huaja dhe ekspertë vendorë, të angazhuar nga BE-ja dhe OSBE.

Qëllimi i këtij procesi është të rritë besimin e opinionit në gjyqësi, por edhe të bindë BE-në se me të vërtetë po zbatohen principe ligjore.

Ministri i drejtësisë thotë se ligjet që u sollën janë vlerësuar pozitivisht nga BE-ja, por elementi i rëndësishëm për qeverisje të së drejtës është sa shpejtë zgjidhen çështjet me politikë të lartë dhe për këtë është kërkuar ndihmë nga Unioni për të monitoruar rastet e tilla.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Drejtori i Malmed, Lirim Shabani takoi Ylber Selën e AZGJ-së

E.E.

Shtetasit e Maqedonisë nga nesër mund te hyjnë pa test PCR në Kosovë

T E

Ministri Hoxha në takim pune për të njohur në detaje punën e Ministrisë së Bujqësisë

Z H

Teuta Arifi: Kujtimi për prof.Iljaz Mazllamin do të mbetet i paharruar

T E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta fillojë seancën e 21-të plenare

Z H

Dehari: Fitorja e thellë e Vetëvendosjes do të reflektojë edhe në Maqedoni!

D J
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...