Shkup, 7 shtator – “Me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pata nderin të marr pjesë në shënimin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar zvkryeministri i parë, Izet Mexhiti.
“Ky 33-vjetor i pavarësisë na rikthen në kohën kur shpërbëhej një krijesë artificiale si Jugosllavia, duke na përkujtuar padrejtësitë e vazhdueshme që i bëheshin popullit tonë në çdo cep të saj.
8 Shtatori i vitit 1991 shënoi një fillim të ri dhe ndezi shpresat për rivendosjen e drejtësisë. Sot, 33 vite më pas, shumë gjëra kanë ndryshuar në favorin tonë. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim maksimal që vendi ynë të bëhet pjesë e familjes evropiane, aty ku gjithmonë e kemi pasur dhe do ta kemi vendin tonë!”, ka shkruar Mexhiti.