Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet për qeverinë e re

nga Xh M

Shkup, 19 maj – Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Këshilli Themelues i partisë e ka autorizuar që të vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Mexhiti gjithashtu njoftoi se në mbledhjen e Këshillit si zëdhënës i partisë është zgjedhur Fari Hiseni.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falenderova gjithësecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.

Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet.

Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike.

https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/978829963622255?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More