Mexhiti: Askush nuk dëshiron bashkëpunim me BDI, VLEN favorit për të formuar Qeverinë (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 4 maj – Izet Mexhiti nga VLEN, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se asnjë parti politike nuk e dëshiron bashkëpunimin me BDI-në. Mexhiti më tej tha se të gjitha kombinimet për formimin e qeverisë së re shkojnë në favor të VLEN-it.

“Ka më shumë kombinime dhe të gjitha kombinimet shkojnë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së, sepse asnjë tabor politik nuk e dëshiron BDI-në”, tha Mexhiti.

“Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, shtoi se edhe Qeveria aktuale premtoi se do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, por nuk i realizoi. Është më mirë më pak me fol e më shumë me punu”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More