Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

nga D V

Shkup, 7 shkurt – Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me SHBA-në nuk është thjesht një opsion, është një garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë. Takimet që po zhvilloj këto ditë në Uashington janë dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar këtë miqësi dhe për të avancuar zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e radhës pata kënaqësinë të bisedoj me kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz, mbi çështje thelbësore me rëndësi për të dyja vendet tona. Partneriteti me SHBA-në është shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, dhe ne mbetemi të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë lidhje strategjike!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More