Mexhiti: BDI-së do t’i bëjmë veting në zgjedhjet lokale!

nga Redaksia

Shkup, 16 shkurt – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, e ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se po tallet me popullin dhe anëtarësinë e vetë me vetingun e paralajmëruar, pasi sipas tij, një proces të tillë nuk mund të ndodh brenda partisë, siç paralajmëron BDI-ja, por ai duhet të zbatohet nga institucionet e pavarura shtetërore, shkruan gazeta LAJM.

Mexhiti tha se vetingu i vërtetë BDI-së do t’i ndodh në zgjedhjet lokale.

“Venting ju bëri populli shqiptar në zgjedhjet e kaluara, por vetingun e vërtetë do ta ndjejnë në zgjedhjet lokale. Veting nuk i bëhet vetes, veting të bëjnë të tjerët, të bëjnë institucionet e pavarura. Pra, ata po luajnë me popullin, po tallen me anëtarësinë, ju bëjnë filma”, tha mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More