Mexhiti: Çdo vendbanim do ta ndjejë mbështetjen e Qeverisë, sepse secili meriton kushte më të mira dhe një jetë më cilësore

nga Xh M

Shkup, 15 mars – Në Komunën e Studeniçanit filloi rikonstruksioni i rrugës lokale Draçevë – Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq “Kitka”.

Rikonstruksioni është projekt nga thirrja e parë publike e Qeverisë me vlerë prej 63,5 milionë denarë, prej të cilave 59,2 milionë denarë janë siguruar përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa 4,3 denarë me bashkëfinancim të Komunës. Gjatësia e përgjithshme e kësaj rruge lokale në fshatin Studeniçan është 840 metra.

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se derisa të gjithë punojnë për të mirën e qytetarëve, do të ketë projekte, të cilat do të thonë jetë më cilësore për qytetarët.

Sot, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, vendosëm gurthemelin për rikonstruimin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, në segmentin Uji i Kuq-Kitka. Ky projekt, me gjatësi 6.5 kilometra dhe vlerë prej 63.5 milionë denarësh, financohet nga fondet e dedikuara të Qeverisë për komunat.

Ky investim nuk është thjesht një rindërtim rruge, por një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve. Banorët e Studeniçanit do të kenë një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt, ndërsa qasja drejt Malit Kitka do të bëhet më e lehtë dhe më e aksesueshme.

Ne vazhdojmë të dëshmojmë me vepra se qytetarët janë prioriteti ynë. Çdo vendbanim do ta ndjejë mbështetjen e Qeverisë, sepse secili meriton kushte më të mira dhe një jetë më cilësore.

Nga fjalët te veprat: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More