Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mexhiti: Çështja e Komisioneve kuvendore pritet të zgjidhet gjatë kësaj jave

Shkup, 8 shtator, zhurnal.mk – Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti nuk sheh pengesa në ndarjen e Komisioneve. Sipas tij gjatë kësaj jave do të thirret seanca e Kuvendit dhe kjo çështje do të zgjidhet. Mexhiti gjithashtu njoftoi se sipas numrit të deputetëve nga 8 komisione do tu takojnë LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. BDI-ja do të udhëheq me 3 komisione derisa Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët do të udhëheqin me dy komisione.

“Po bëhen përgatitjet, do të thirret seanca e re ku do të zgjedhën edhe komisionet. Nga 8 komisione kanë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, ne kemi 3 komisione, Aleanca dhe Alternativa kanë 2 komisione. Kreu i Kuvendit do të udhëheq me Komisionin për Ndryshime Kushtetuese, me Komisionin e Shëndetësisë, dilema është nëse BDI do të udhëheq me Komisionin për Çështje Evropiane apo atë të arsimit, por cilido që të jetë ne do të japim kontributin tonë. Nuk shoh ndonjë problem, mendoj se do të zgjidhet këtë javë”, deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Për tetë muaj mbi 1 milion euro në xhep të deputetëve, për vetëm 19 seanca

R Zh

126 gjoba në trafik brenda 24 orëve

R Zh

Joveski: Prokuroria po monitoron ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në Shkup

R Zh

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...