Mexhiti: Festat e Nëntorit, do t’i shënojmë në mënyrë dinjitoze (Video)

nga D V

Shkup, 13 nëntor – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi se pushteti qendror dhe ai lokal do t’i shënojnë në mënyrë dinjitoze festat e nëntorit, të cilat do të kulmojnë shënimin e Ditës së Alfabetit.

“Pra, ashtu siç u shënua Marrëveshja e Ohrit, me mbledhje solemne dhe aktivitete tjera, tash në bashkëpunim dhe me komunat, edhe me ITSHKSH, me Muzeun e Alfabetit dhe institucionet kulturore është bërë një program i larmishëm që në mënyrë dinjitoze, modeste, mirëpo gjithpërfshirëse për të shënuar festat e nëntorit, theksi do të jetë mbi festën e alfabetit që është një vleër mbarëkombëtare. Ditëve në vijim do të shpaloset edhe programi i aktiviteteve që do të jenë në Shkup, Manastir dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, duke filluar nga pushteti qendror dhe deri te pushteti lokal, por edhe kjo sot, ndarja e çmimit “Qytetar nderi” për gjeneralin Wesley Clark është në frymën e festave”, tha Mexhiti./Gazeta LAJM

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More