Shkup, 22 korrik – Gjermania është një shtyllë e rëndësishme dhe një partner strategjik për Ballkanin Perëndimor, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë frymë të bashkëpunimit të ngushtë, pata kënaqësinë e veçantë të takoj ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, në Maqedoninë e Veriut, znj. Petra Dreksler, bënë të ditur zëvendëskryeministri i parë shqiptare, Izet Mexhiti
“Gjatë këtij takimi të frytshëm, diskutuam për një sërë temash të rëndësishme, duke përfshirë planet dhe sfidat, më të cilat përballet Qeveria e re. Biseduam veçanërisht për angazhimet tona në procesin e dekarbonizimit, dhe shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, të cilat janë thelbësore për një ambient më të shendetshëm dhe me të gjelbër, për vendin tonë.
Gjermania ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e vendit tonë, në rrugën e progresit dhe përmbushjes së obligimeve, drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe komunitetit euroatlantik. Kjo mbështetje, ka qenë kyçe në përpjekjet tona për reforma dhe zhvillim. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë dhe të forcojmë këtë bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë, duke punuar së bashku, në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, energjinë dhe mjedisin.”, ka shkruar Mexhiti në facebook profilin e tij, transmeton Zhurnal.mk