Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mexhiti: Grubi duhet të përballet me përgjegjësinë që e ka marrë, jo të fshihet pas Ahmetit

Shkup, 26 janar –  “Zënkat” në distancë mes koordinatorit të grupit parlamentar të Bashmimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti me zëvendëskryeministrin Artan Grubi vazhdojnë edhe më tej të jenë në qendër të mediave në vend. Sëfundmi përplasaja e tyre në disancë ka qenë për Naser Ziberin, i cili të hënën u zgjodh ngaParalamenti për Avokat populli.

Meqë, Ziberi tanimë do të ushtrojë postin e Avokatit të popullit, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve të korrikut të vitit 2020 ishte kandidat “shpic” i integristëve për kryeministër, me të drejtë në opinion shtrohet edhe dilema se kush do të jetë kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisjes së koalicionit LSDM-BDI. Edhe në kontratën e Zaevit dhe Ahmetit shkruan se 100 ditët e fundit të qeverisjes së tyre do të jenë të rezervuara për kryeministrin shqiptar.

Se kush do të bëhet kryeministër në këto 100 ditë, deputeti Izet Mexhiti tha se për këtë duhet të përgjigjet zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, duke aluduar në atë se ai si negociator në bisedimet për koalicion me LSDM-në ka ulur pazarin e marrëveshjes së koalicionit nga kryeministër shqiptarë me rotacion 2:2 ose 3:1 në kryeministër për 100 ditë. “Për këtë mendoj se duhet ta pyesni z.Grubi se cila është marrëveshja dhe a do të jetë z.Naser Zyberi në ato 100 ditë kryeministër, e nëse nuk do të jetë, pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV?”, ka deklaruar Mexhiti, përcjell Zhurnal.mk

Por, sa herë që i kërkohet përgjegjësi për dështimet në qeverisje, zëvendës kryeministri Grubi, si një “femijë i lastuar” thirret në kreun e BDI-së Ali Ahmeti. “E lexova deklaratën mendoj se ishte lapsus i vogël , për shkak se thotë pyetni zotëri Grubin, ka menduar të thotë pyetni zotëri Ahmetin, për shkak se bisedimet dhe marrëveshjet i bën kryetari i partisë Ahmeti dhe konfirmohen unanimisht në kryesinë qendrore të partisë, me mbështetje të të gjithë anëtarëve të BDI-së, në fakt programi i Qeverisë gjithashtu është votuar edhe në kuvend, kështu që mendoj se bëhet fjalë për një gaf”, është shprehur Grubi.  

Ndërkohë Mexhiti vazhdon të mbetet në qëndrimin e tij se Grubi duhet të jep përgjigje për çështjen e kryeministrit shqiptar. Mexhiti thotë se nuk ëhstë lapsus deklarata e tij, por Grubi para se të shpallet hero siç shprehet ai i marrëveshjeve “historike” duhet ta mendojë mirë edhe realizimin praktik. “Nuk është lapsus. Përgjigjen duhet ta jep z.Grubi me qe ai e promovoi marrëveshjen kinse historike. Poshtu na tregon edhe si do duket BDI në 20 vitet e ardhshme. D.m.th. ai i din te gjitha”, deklaroi Izet Mexhiti – deputet i BDI-së, përcjell Zhurnal.mk

Pyetja ishte direkt për Grubin, shton Mexhiti, pasi që Qeveria ka kryeministër dhe zëvendëskryeministër të pare. Madje, Mexhiti thotë se Grubi duhet të përballet me përgjegjësinë që e ka marrë, jo të fshihet pas kryetarit Ahmeti. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale/ BDI zyrtarizon kandidatin për Vrapçishtin

D V

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...