Mexhiti i reagon Osmanit: Mund ta shtjelloj në detaje MO-në! Në atë kohë bëje karrierë si kirurg, unë bllokoja udhëkryqe dhe protestoja

nga Redaksia

Shkup, 2 maj – Lideri i Lëvizjes Demokratike – VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së Bujar Osmanit të BDI-së – Fronti Europian për shumisën prej badenterit – e cila sipas tij është kusht për formimin e Qeverisë, transmeton TV21.

Mexhiti, ka ndaluar në pjesën kur Osmani përmend Marrëveshjen e Ohrit, duke u arsyetuar se kushti i Frontit Europian ka dalë nga aty.

Mexhiti ia ka kujtuar Osmanit periudhën kur është hartuar Marrëveshja e Ohrit, duke i thënë se në atë kohë ai bënte karrierë prej kirugu kurse ai ka bllokuar rrugë dhe ka protestuar.

“E nëse z. Osmani mendon se duhet t’ia shtjelloj në detaje Marrëveshjen e Majit, jam i gatshëm që edhe këtë ta bëj në çdo kohë. Për dallim prej tij, i cili në atë kohë bënte karrierë si kirurg, unë kam bllokuar udhëkryqet, kam protestuar, dhe jam përplasur me politikanin e tij të preferuar të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Por, nëse Bujari mendon se është njësoj të negociosh të drejtat e shqiptarëve dhe lirinë e Gruevskit, kjo flet për derexhen ku është katandisur BDI dhe për këtë ilaçi i vetëm është vota e shqiptarëve për opozitën me 8 maj.
Qeveria e ardhshme reformuese me mandat të plotë 4 vjeçar do të jetë stabile me mbi 70 deputetë, me shumicë të badinterit, pa BDI dhe pa Levica e Desnica”, shkroi Mexhiti në rrjetin social “Facebook”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More