Mexhiti: Investimi Britanik prej 6 Miliardë Eurosh, Një Epokë e Re për Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 17 maj – Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, e ka cilësuar si historik investimin prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se kjo marrëveshje shënon fillimin e një epoke të re zhvillimi për Maqedoninë e Veriut, transmeton Zhurnal.mk

“Mbretëria e Bashkuar do të investojë 6 miliardë euro në Maqedoninë e Veriut përmes një pakete të gjerë që përfshin sektorin e shëndetësisë, infrastrukturës dhe arsimit. Kjo përbën një nga investimet më të mëdha ndërkombëtare të realizuara ndonjëherë në vendin tonë, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe modernizimit të shtetit.

Në kuadër të marrëveshjes për Partneritet Strategjik mes dy vendeve, do të financohen projekte kyçe me ndikim të drejtpërdrejtë në përmbushjen e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.

Paketa përfshin investime konkrete në fushat prioritare:

-Ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë, së bashku me një qendër shëndetësore moderne;

-Rikonstruktimin e Spitalit Klinik në Tetovë, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve;

-Finalizimin e spitalit klinik në Shtip, si dhe ndërtimin e një fakulteti të ri mjekësor që do të ofrojë standarde të larta për studentët dhe profesionistët e ardhshëm;

-Ndërtimin e një hekurudhe moderne për transport mallrash dhe udhëtarësh, me shpejtësi të lartë, nga Tabanoca deri në Gjevgjeli, një korridor i ri zhvillimi që do të lidhë Maqedoninë e Veriut me rajonin dhe më tej.

Kjo marrëveshje e vendos Maqedoninë e Veriut në një trajektore të re zhvillimi dhe rikonfirmon mbështetjen ndërkombëtare për rrugën tonë drejt integrimit evropian. Kjo është një dëshmi e qartë e besimit të Mbretërisë së Bashkuar në vizionin tonë zhvillimor dhe në përkushtimin e qeverisë për reforma, integrim dhe progres.

Qeveria mbetet e përkushtuar ta shndërrojë këtë mundësi historike në rezultate konkrete për çdo qytetar, në çdo rajon të vendit. Ky është vizioni ynë për një shtet modern, të drejtë dhe të zhvilluar, dhe ky vizion po bëhet realitet!”, bënë të ditur Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More