Agjencia Zhurnal.mk

Mexhiti: Kemi ardhur në përfundim se aty ku udhëheq shqiptari, përfaqësimi adekuat respektohet, andaj tani koha për “Kryeministër Shqiptar”

Shkup, 2 korrik – Në kuadër të debatit parazgjedhor në Tv21 me bartësit e listave sonte kanë qenë të zonës së I-rë zgjedhore e mes tyre edhe ai i BDI-së Izet Mexhiti, duke folur në Debat Zgjedhor ripërsëriti se kërkesa e tyre kryesore për këto zgjedhje parlamentare është posti i Kryeministrit, pozitë për të cilën tashmë e kanë nominuar Naser Ziberin.

Ideja e kryeministrit shqiptar është njëra ndër temat që dominon këtë fushatë zgjedhore, tha Izet Mexhiti nga BDI duke u shprehur se BDI-së i vjen mirë për këtë gjë.

“Mendoj se të gjithë këtu do të pajtoheni se politikën e udhëheqin idetë dhe ideja e BDI-së i ka gjetur të papërgatitur dhe të befasuar edhe oponentët tanë më të vegjël shqiptarë po edhe palën maqedonase dhe mua më vjen mirë që edhe ato që e pëlqejnë idenë dhe ato që nuk e pëlqejnë idenë merren me idenë e BDI-së pra me kryeministrin shqiptar dhe është një ndër temat që udhëheq këtë fushatë zgjedhore”, tha Izet Mexhiti nga BDI, raporton Zhurnal.mk.

Thyrja e akullit duke zgjedhur një shqiptar për kryeministër do të kontibuonte në integritetin e shtetit, tha Mexhiti, duke shtuar se me këtë shqiptarët dhe komunitetet më të vogla do të rrisnin besueshmërinë ndaj shtetit, duke përcjellë mesazhin se nuk ka monopole mbi pozitat e larta shtetërore. Mexhiti tregoi po ashtu se BDI do të insistojë edhe për poste të tjera me të cilat deri më tani nuk kanë udhëhequr shqiptarët, siç është Drejtoria e të Hyrave Publike, Doganat e të tjera.

“Kemi ardhur në përfundim se aty ku udhëheq shqiptari, përfaqësimi adekuat respektohet, zbatimi i gjuhës po ashtu, pra është krijuar frymë e barazisë, ndërsa atje ku nuk udhëheqin shqiptarët kemi problem edhe me përfaqësimin adekuat dhe me normat për respektimin e gjuhës” tha Mexhiti, duke shtuar se në fokus të programit do të jetë edhe ekonomia.

Mes tjerave Mexhiti edhe ka elaboruar mundësinë dhe pse duhet ndodhur që në këtë pozitë mund të vij një shqiptarë.

“Unë mendoj se është koha që kryeministri të jetë shqiptar. Dhe pse jo? Kam dëgjuar bashkëbiseduesin e mëparshëm se duhet të jetë me cilësi të mirë. Në këto 100 vitet e fundit, nuk ka patur asnjë shqiptar të një cilësie të vetme në këtë vend që të thyejë një herë akullin dhe të bëhet kryeministër? Pra, problemi nuk është nëse është cilësor apo jo, por, këtu është mendimi se për disa pozicione të caktuara ekziston një monopoli, se duhet të jetë në anën maqedonase. Mund të ketë vllehë, siç ishte Hari Kostov, të cilët nuk janë as 1% në vend, që janë staf cilësor, por nuk mund të jenë shqiptarë që janë më shumë se 25%, që përfaqësojnë komunitete të tjera, të cilët u mblodhën së bashku për të llogaritur afër 50%. Unë mendoj se jo vetëm shqiptarët do të përfitojnë nga kjo, së pari do të përfitojë Republika e Maqedonisë Veriore, sepse do të krijojë një integritet më të mirë, besnikëri më të mirë nga shqiptarët ndaj këtij vendi, dhe mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për segmentin e cilësisë, unë mendoj se kandidati ynë është kandidati më i mirë për Kryeministër. Nëse marrim si bazë biografinë e tij, tre mandate ishte një nga deputetët më të suksesshëm në Kuvend. Ai është një ekspert dhe analist i mirënjohur i proceseve juridike dhe politike “, tha Izet Mexhiti nga BDI, raporton Zhurnal.mk.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!