Mexhiti: Kujdesi për pensionistët është përparësi, kemi siguruar hapësirë të re dhe mbështetje konkrete

nga D. V.

Shkup, 3 tetor – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti vizitoi Shoqatën e Pensionistëve në Çair ku takoi përfaqësues të tyre që kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në ndërtimin e shoqërisë në vend.

“Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë për mua. Nuk jam këtu vetëm për të dëgjuar, por për të treguar se premtimet po bëhen realitet”, u shpreh Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes konkrete për të moshuarit.

Gjatë kësaj vizite, ai bëri të ditur se Shoqata e Pensionistëve tashmë ka në përdorim një hapësirë shtesë për aktivitete ditore, si pjesë e angazhimit për ta bërë këtë kategori më të përfshirë në jetën shoqërore.

Mexhiti kujtoi gjithashtu se gjatë këtij viti, mbështetja nga qeveria për pensionistët ka qenë e prekshme, me rritjen e pensioneve si një masë direkte që përmirëson sigurinë ekonomike të të moshuarve.

Nga 1 Tetori është realizuar një tjetër rritje, dhe me rritjen që pritet në muajin mars, pensionistët do të përfitojnë gjithsej 7,000 denarë shtesë, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit të tyre.

“Kujdesi për pensionistët është pjesë kyçe e programit tim politik. Do të vazhdojmë të investojmë në ambientet, shërbimet dhe mirëqenien e tyre. Sepse një komunë e mirë matet edhe nga mënyra si i trajton më të moshuarit e vet”, theksoi Mexhiti.


TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More