Mexhiti: Mbështesim inovacionet e nxënësve në Kavadar për sfidat mjedisore

nga D V

Kavadar, 04 nëntor –  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga drejtori i Administratës për mjedisin jetësor, Igor Nikoski dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, vizituan “Kiro Spandzov-Brko”. Shkolla e mesme në Kavadar, ku patën mundësinë të shohin risitë, gjegjësisht makinat për pastrimin e ajrit, të prodhuara nën mentorimin e profesorit të tyre Dimitrije Angelkovski.

Gjatë vizitës, gjimnazistët dhe mësuesi i tyre i prezantuan zëvendëskryeministrit Mexhiti risitë e tyre, të cilat konsistojnë në zgjidhje inovative për sfidat mjedisore që ekistojnë në vendin tonë.

Gjatë vizitës u prezantuan projekte si komposti, i cili prodhon pleh organik nga mbetjet ushqimore, si dhe akumulatorë energjie që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve mjedisore.

Nxënësit demonstruan punën e tyre dhe realizimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në qëndrimin e tyre të përditshëm në shkollë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More