Mexhiti: Me zemër të thyer u njoftova me lajmin për vdekjen e bacit Haxhi Thaçi

nga Redaksia

Shkup, 16 mars – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babain e ish-presidentit Hashim Thaçit.

“Me zemër të thyer u njoftova me lajmin për vdekjen e bacit Haxhi Thaçi”, tha Mexhiti.

Ai i shprehu ngushëllime familjes Thaçi.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Hashim Thaçin dhe familjen Thaçi në këtë ditë të kobshme”, theksoi ai.

Haxhi Thaçi vdiq pas një sëmundje të rëndë.

Ai ishte shtrirë disa herë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More