Mexhiti: Nuk do të lejojmë që dikush të luaj me gjuhën shqipe! (Video)

nga D V

Shkup, 4 shtator – Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, deklaroi se BDI-ja duhet të shpjegojë përse ka miratuar ligj që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe pse partneri i saj i koalicionit LSDM, e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venecias. Mexhiti, tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë momentin politik që të mos krijojë destabilizim.

“Ligjin e Gjuhës shqipe që e ka sjellë koalicioni me BDI-në, pikërisht nga ministresha e Drejtësisë e LSDM-së, është dërguar në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, vetë BDI-ja i ka pritur konkluzionet e Komisionit të Venedikut dhe pse kjo lëndë është mbajtur në Gjykatën Kushtetuese në sirtar vite të tëra dhe pse BDI-ja ka sjellë një ligj i cili ka problem me Kushtetutën, janë probleme që duhet t’i sqaron BDI-ja. Ne po bëjmë përpjekje pa ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese që Gjykata Kushtetuese ta vlerëson edhe momentin politik përveç atij juridik sepse duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme në moment të papërshtatshëm mund të krijojnë destabilizim dhe të kontribuojnë në proceset që nuk janë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More