Mexhiti: Pesë milion denarë për pastrimin e deponisë në Nikushtak

nga D. V.

Likovë, 25 gusht – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot nisi aksionin për sanimin e deponisë së egër në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës.

Kjo deponi e identifikuar si një nga më të rrezikshmet në Planin Kombëtar për menaxhimin e mbeturinave, përbën kërcënim serioz për shëndetin dhe mjedisin, si për banorët e Likovës, ashtu edhe për komunat fqinje. Zjarret e shpeshta dhe ndotja e vazhdueshme kanë qenë shqetësim i madh për qytetarët e rajonit.

Për këtë projekt janë siguruar rreth 5 milion denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisje mekanike për menaxhim të sigurt të mbeturinave. Pas përfundimit të përgatitjeve teknike, punimet ndërtimore në terren filluan sot.

Mexhiti tha se riparimi i kësaj deponie është një hap i madh drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në komunën e Likovës dhe rajonin përreth. Ai theksoi se nuk ka më kohë për pritje dhe se institucionet kanë obligim të veprojnë konkretisht në terren.

Ky aksion përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Likovës dhe të gjithë rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More